“Po bëjmë të pamundurën”! Protesta për Klodian Rashën/ Një prej policëve rrezikon humbjen e syrit, flet doktoresha e QSUT-së

09/12/2020 22:24

Një nga efektivët e Rendit që u plagos gjatë protestës së sotme rrezikon të humbasë shikimin.

Mjekja nga QSUT-ja në emisionin “Open” deklaroi se efektivi është 36 vjeç dhe ka pësuar çarje të korneas të syrit.

Polici po i nënshtrohet edhe një operacioni, ndërsa mjekja shtoi se po bëhet çdo përpjekje.

“Gjendja e efektivit të policisë Fatmir Allaraj, i cili u paraqit në Shërbimin e Okulistikës në orët e pasditës mund të them që është mjaft e rëndë. Trauma është tek ato që ne i klasifikojmë trauma pezhorative me çarje të rëndë të bulbit okular, në struktura tepër delikate të cilat atakojnë direkt pamjen e të sëmurit me rëndim të prognozës të së ardhmes së syrit, dëmtim të strukturave të rënda okulare e zbrazje të bulbit okular. Ne do bëjmë të pamundurën sipas protokollit që kryhet në këto raste për të bërë përpunimin e plagës, për të riformatuar aq sa mundemi syrin në atë pak ind që ka mbetur e më pas pacienti do të kërkojë një ndërhyrje më të specializuar për sa i përket rikuperimit ndoshta të pamjes. Si të gjithë të sëmurët që paraqesin një traumë të rëndë okulare, kjo lidhet edhe me një shok të përgjithshëm të tij si nga ana psikologjike dhe nga ana okulare. I sëmuri nuk komunikon mirë, pritet që të bëhet anestezia e përgjithshme sepse nuk mund ta kryejmë në këto kushte. Kjo është një traumë me një mjet prerës ndoshta xham që ka prekur struktura anatomike tepër delikate që janë përgjegjëse për pamjen, që dëmtojnë edhe pamjen. Ne do të bëjmë operacionin e parë sipas protokolleve që janë përshkruar më parë për traumat okulare e më pas në vijim duhet një ndërhyrje tjetër më e specializuar, sepse syri ka zbrazje thuajse totale”, tha mjekja Vilma Mema.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA