Miti i Rrugës së Mëndafshit të zbuluar nga Marco Polo, rrëzohet nga historiania: Krejt tjetër nga ajo që besojmë (ilustrime)

09/12/2020 20:59
Marco Polo dhe bashke-udhetaret ne rruge drejt Kines

Marco Polo, tregtari i famshëm italian që eksploroi për herë të parë Azinë duke krijuar atë që më vonë do të njihej si “Rruga e Mëndafshit”, është bërë së fundmi objekt i një analize të thellë nga historiane që pretendon se rrëzon mitin.

Polo besohet se ka udhëtuar përmes Azisë në kulmin e perandorisë mongole dhe udhëtimin e tij të parë  e kreu kur ishte vetëm 17 vjeç rreth vitit 1271.

Ai shoqërohej nga babai e xhaxhai Nicolo e Maffeo Polo, tregtarë që kishin dalë dhe më herët në largësi të reja për të krijuar lidhje tregtare.

Në udhëtimin e parë të Markos, treshja ndoqi rrugëtimin që më pas do të quhej “Rruga e Mndafshit” e cila lidh Perëndimin me Lindjen, jo vetëm për këmbimet tregtare të mallrave, por dhe të ideve, filozofive, besimeve fetare e kulturave.

Termi ‘Rruga e Mëndafshit’ u krijua vetëm disa qindra vjet më vonë, në shekullin e 19-të nga gjeografi e histori gjerman Ferdinand von Richthofen, por spekulimet dhe misteri kanë shoqëruar gjithmonë famën e rrugëtimit, dhe bashkë me to dhe keqinformacionet.

Valerie Hansen, profesore historie në universitetin e Yale në SHBA, është përpjekur të rrëzojë keqintepretimet e zakonshme për Rrugën e Mëndafshit, duke thënë se historia e saj është ‘njollosur’ gjatë shekujve: “Njerëzit e sotëm kanë një vizion për Rrugën e Mëndafshit, sikur ajo të ishte autostrada I-95 (në SHBA)”.

“Një rrugë e gjatë, e drejtë, në të cilën njerëzit merrnin mëndafsh dhe e çonin nga njëra anë te tjetra. Diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Tregtarët merrnin mallrat e tyre duke kaluar nga një oaz te tjetri. Më pas ato merreshin nga një grup tjetër tregtarësh. Kështu që Rruga e Mëndafshit nuk është një rrugë, por një ekzistencë. Gjëja më e rëndësishme ishin komunitetet përgjatë kësaj rruge”.

Ajo shton se komunitetet që jetonin me Rrugën e Mëndafshit nisin prej Khanbaliq (Pekini i sotëm) në Kinë, te Samarkand në Uzbekistan, komunitetet Kerman në Iran, deri në Konstantinopojë (Stambolli i sotëm) në Turqi.

Gjithashtu pranohet se Polo nuk ishte i pari perëndimor që vizitoi Kinën. Por ai ishte i pari që eksploronte zonat e panjohura nga Perëndimi në Azi, dhe la informacione të shumta e të detajuara për t’u ndjekur më pas nga kolegët e tij tregtarë e eksplorues.

Por megjithë madhështinë e tij, libri i famshëm “Udhëtimet” për Marco Polo ka përçarë opinionin, pasi sipas shumë ekspertëve pjesë të tij janë të sajuara.

Libri është i rëndësishëm në kuptimin e rrugës së përshkuar, por Prof. Hansen insiston se komunitetet e Rrugës së Mandafshit janë pjesa kryesore e historisë.

Tregtia dhe takimet mes njerëzve luajtën rolin kryesor të zhvillimit të civilizimeve në Kinë, Japoni, në zonën kontinentale të Indisë, në Iran, Evropë dhe në Kepin e Afrikës.

Dhe megjithse mëndafshi ishte malli kryesor i tregtisë që vinte nga Kina, produkte të suksesshme ishin gjithashtu feja budiste e cila u përhap në juglindje, në Lindje dhe në Azinë qendrore falë Rrugës së Mëndafshit.

Shumë thonë se Rruga ishte shembulli më i hershëm i globalizimit, madje në vitin 1346 tregtia u fajësua për infeksione të reja vrasëse në komunitetet e izoluara, siç ishte përhapja e rëndë e murtajës nga Lindja në Perëndim.

Por Marco Polo ishte me fat gjatë udhëtimeve të tij teksa në 17 eksporimi të Kinës u kthye në atdhe i paprekur, çka e lejoi në vonë të shkruante historitë e tij të detajuara, gjatë kohës që ishte i burgosur në Itali, në kohën e luftës së principatës së Venecias me republikën e Genias.

FOTO GALERI
2/6
Polo besohet se ka udhëtuar përmes Azisë në kulmin e perandorisë mongole dhe udhëtimin e tij të parë e kreu kur ishte vetëm 17 vjeç

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA