Kundërshtarët e Kosovës në botëror/ Tre vende s’e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur

09/12/2020 01:55

Goglat e shortit të botërorit rezervuan një grup surprizues për Kosovën në futboll, që do të luajë me Spanjën, Greqinë, Gjeorgjinë dhe Suedinë në kualifikueset e turneut 2022 që do të zhvillohet në Katar. 3 nga 4 vendet e përfaqësueseve të këtij grupi nuk e ka njohur Kosovën si shtet dhe mes tyre është edhe Spanja. Ministrja e jashtme spanjolle, Arancha Gonzales Laya në një intervstë për Cadena Ser foli në lidhje me praninë e skuadrës kosovare në grupin e Spanjës në këto kualifikuese duke thënë se gjithçka është e vendosur me rregullat e FIFA.

‘Janë rregullat e FIFA, jo të së drejtës ndërkombëtare për njohjen e shteteve. Për këtë arsye në kompeticionet e FIFA marrin pjesë skuadra si Ishujt Faroe, uellsi, Skocia, Irlanda e Veriut apo Gjibraltari që nuk janë shtete. Këtu po luajmë me rregullat e FIFA. Spanja sigurisht që nuk e njeh Kosovën si shtet i pavarur, por kjo nuk do të thotë se Spanja nuk do të marrë pjesë në turnetë ku merr pjesë edhe Kosova’- tha González Laya.

Laya shtoi se tani duhet punuar me FIFA për të parë se cilat janë kushtet e pjesëmarrjes së Kosovës dhe si do të luhen ndeshjet e Spanjës, duke kujtuar se edhe Greqia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

“Nuk e njohim Kosovën si shtet të pavarur, por kjo është çështje e të drejtës ndërkombëtare. Për modalitetet e ndeshjes mes Spanjës dhe Kosovës, por edhe Greqisë e Kosovës, do të diskutojmë me FIFA, siç kemi bërë gjithnjë, sipas rregullave të futbollit. Futbolli dhe të drejtat ndërkombëtare, 2 botë të ndara’- vijoi González Laya.

Vlen të kujtohet se në këtë edicion të Ligës së Kombeve, Kosova ishte në një grup me Greqinë dhe i zhvilloi të dy ndeshjet. Federata e Futbollit të Kosovës u pranua si anëtare e FIFA dhe UEFA në vitin 2016. Ndërsa në 2019, komiteti Ekzekutiv i UEFA vendosi se ekipet që nuk duan të luajnë kundër klubeve kosovare apo përfaqësueses në territoret e tyre do të duhet të organizojnë sfidat e tyre në fushë neutrale, por do të duhet të pranojnë që të luajnë sfidat në fushën e Kosovës.

Top Channel