Fotot/ Disa protestues i vënë flakën pemës së Krishtlindjeve tek Kryeministria
09/12/2020 18:06
Pas rreth një ore te Ministria e Brendshme, protestuesit që kërkojnë drejtësi për vrasjen nga policia të 25-vjeçarit Klodjan Rasha, janë zhvendosur te Kryeministria.
Në një moment disa individë kanë tentuar që të rrëzojnë edhe pemën e Krishtlindjeve të vendosur anash Kryeministrisë. Më pas pemës së Krishtlindjeve i është vënë flaka. Megjithatë protestuesit janë ndalur dhe pema nuk është djegur plotësisht.
Ndërkohë edhe nga ana e policisë nuk ka pasur rezistencë për të penguar protestuesit
Top Channel