Drejtësi për Klodjanin/ Përshkallëzohet protesta, qytetarët shtyhen me policinë
09/12/2020 16:57
Protestuesit për një moment kanë përshkallëzuar protestën e tyre për vrasjen e të riut Klodjan Rasha nga ana e policisë.
Qytetarë të ndryshëm i janë afruar Ministrisë së Brendshme, dhe kanë qëlluar me çadra dritaret, duke tentuar që të çajnë edhe kordonin e policisë.
Protesta është thirrur në rrjetet sociale nga qytetarë të ndryshëm ku kërkojnë drejtësi për vrasjen nga ana e policisë të 25-vjeçarit Klodjan Rasha.
Top Channel