Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar lidhur me zbardhjen e dy vrasjeve të bujshme që kanë tronditur vendin vite më parë, atë të Vajdin Lamajt dhe Klodjan Saliut.
Sipas Yuri Kim, SPAK ka marrë përsipër një rast tjetër të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Më tej ajo shton se ky nuk është veprimi i parë i tillë nga SPAK dhe nuk do të jetë i fundit.
Në fund Kim, shkruan se SHBA shpreson që SPAK do të vazhdojë të demonstrojë forcën, integritetin dhe aftësinë e tij përmes veprimeve të tilla
“SPAK ka marrë përsipër një rast tjetër të madh të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky nuk është veprimi i parë i tillë nga SPAK dhe nuk do të jetë i fundit. Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të demonstrojë forcën, integritetin dhe aftësinë e tij përmes veprimeve të tilla.” shkruan Yuri Kim.
SPAK has taken on another major case of organized crime & corruption. This is not the first such action by SPAK, and it will not be the last. We hope SPAK will continue to demonstrate its strength, integrity & competence through such actions. https://t.co/QTVXnvD0rv
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 8, 2020
Top Channel