Video virale/ Babagjyshi përlot vogëlushin kur i thotë se nuk mund t’i sjellë pistoletë si dhuratë (video)

08/12/2020 20:38

Babagjyshi i Vitit të Ri në një qendër tregtare në SHBA është bërë objekt zemëimi kur ka përlotur një djalë të vogël duke i thënë se nuk mund t’i rezervonte pistoletën plastike, që ai kërkonte si dhuratë për Krishtlindje.

Mamaja e djalit postoi në rrjet pamjet e vizitës së dhimbshme të qendrën tregtare në Chicago, ku djali shihet që ulet për të biseduar me babagjyshin ‘Santa Claus’, teksa me ndrojtje i shpjegon se sa shumë dëshiron një pistoletë qe leshon shkume.

Por ky i fundit duket se e merr shumë seriozisht debatin aktual për armatimet e civilëve në SHBA, dhe ia pret shkurt: “Jo jo, nuk ka armë.’’

Mamaja e djalit Sabella DeCarlo ndërhyn për t’i shpjeguar se arma që ai kërkon lëshon vetëm fluska shkume, por ‘Santa’ nuk pranon kompromis: “Jo, jo, as atë nuk e lejoj. Nëse babai yt vjen ta marrë për ty, atëherë në rregull, por unë nuk mund të ta sjell dot”.

Santa tha me tej: “Çfarë tjetër dëshiron? Ka shumë lodra të tjera, copëza Lego për ndërtime, ka biçikleta, makina ose kamionë. Si thua?”

Por djali i vogël kthehet i trishtuar nga nëna e tij dhe nis të qajë.

Ajo më pas e siguron se do t’ia japë armën e dëshiruar.

Sabella tha më pas se babagjyshi i qendrës tregtare refuzoi kërkesën e djalit të saj Michael prej bindjeve politike anti-armë.

Ajo shkruante në Facebook: “Djali im i shkretë. Ky vit ishte hera e parë që Michael shkonte i emocionuar për të takuar Santan. Supozohej të ishte një takim magjik, por u detyrova të shihja djalin që mezi mbante lotët prej bindjeve personale të Santa-s”.

Teksa video shpërndahej online, një komentues shkruante: “Të thyen zemrën, nuk e shikoj dot.”

Një tjetër shkruante: “Këta të majtët janë monstra! Santa nuk duhet të ketë një axhendë politike, shpresoj që xhuxhmaxhuxhët t’ia mbushin Santas këpucët me nevojë, deri sa të rrojë”.

FOTO GALERI
3/6
Por babagjyshi e merr shumë seriozisht debatin aktual për armatimet e civilëve në SHBA

Top Channel