Është bërë publike për herë të parë, fotoja e 30-vjeçares shqiptare Eltiona Skana, e cila i preu fytin një vajze 7-vjeçare në një park të Anglisë, duke tronditur opinionin publik në Britaninë e Madhe e jo vetëm.

E përshkruar në mediat vendase si “skizofrene paranoiake”, Skana e mbërtheu vogëlushen Emily Jone, ndërsa luante me skuterin e sak dhe e vrau përpara syve të prindërve të llahtarisur të vajzës. Skana, nga sa tregojnë raportet në shtypin  vendas, dihej nga mjekët se përbente rrezik sidomos për të miturit, por stafi që monitoron komunitetin shqiptar nuk kishte asnjë dijeni për rrezikun që ajo përbënte.

Akuzat për vrasje ndaj saj u rrëzuan të premten pasi prokurorët e pranuan se nuk ka perspective reale dënimi për të renë e sëmurë. Skana hyri në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht në 2014-ën dhe aplikoi për azil, me pretendimin ishte viktimë e trafikimit. Home Office fillimisht e refuzoi kërkesën e saj, por pas apelimit e përmbysi vendimin dhe i dha leje te qëndronte deri në dhjetor të 2024. Arsyeja e kësaj levizjeje, nuk dihet ende.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA