Sot nis testimi i shpejtë për COVID-in/ Manastirliu: Së shpejti hapen disa pika për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes

07/12/2020 10:38

Ditën e sotme do të nisë vënia në përdorim e testeve të shpejta, për personat që shfaqin simptoma të COVID-19; përgjigjja e të cilave del brenda brenda 15-30 minutave.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu lajmëron se do të hapen edhe disa pika në Tiranë dhe në qytete të tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes.

“Nga sot ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodën PCR, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në kohë dhe të sigurt 100,000 teste të shpejta të siguruara dhe do të vijojmë të rrisim kapacitetet me të dy metodat e testimit. Së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes”, shkruan ministrja.

Aktualisht, Shqipëria disponon 100 mijë teste të shpejta.

Top Channel