Aksidenti i merr jetën 22-vjeçares, momenti kur “Smarti” bëhet copash gjatë përplasjes me dy makinat (Fotot)

07/12/2020 12:22
Viktima Alida Spahiu dhe Deni Doku

Një aksidenti fatal ka ndodhur mbrëmjen e së shtunën (5 dhjetor) në rrugën “Demokracia” në Kamëz, ku mbeti e vdekur një 22-vjeçare dhe u plagos pasagjerja 19-vjeçare.

Dy vajzat po lëviznin me makinën tip “Smart”, ku shoferja Deni Doku ka devijuar rrugën, duke u përplasur me makinën që po vinte me shpejtësi në anën e kundërt. Më pas “Smarti” është përplasur edhe me një makinë tjetër të parkuar, e cila ka rezultuar fatale për Alida Spahiun.

2 vajzat janë transportuar në spital për të marrë mjekim të specializuar, por njëra prej tyre nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të rënda nga aksidenti.

Policia ka arrestuar 19-vjeçaren Deni Doku për veprën penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor”, e cila po drejtonte makinën tip “Smart” natën e aksidentit me pasojë vdekjen.

Sipas informacioneve, vajzat njiheshin dhe ishin mike me njëra-tjetrën.

19-vjeçarja i ka bërë një dedikim mikeshës së saj që ka ndërruar jetë, ku shkruan se nuk e pranon dot humbjen e saj, ndërsa e ka quajtur të zezë natën e aksidentit.

“Nuk e di nga t’ja nis dhe si t’flas për këtë person kaq të rëndësishëm për mua. Motra ime. Nuk e pranoj dot humbjen tënde. Me duket sikur po më pret në shtëpi ashtu siç më prisje ti gjithmonë! Alida Ti je pranë meje, Ti do jesh gjithmonë pjesë e shpirtit tim. Pjesë e zemrës time e trupit tim. Je e pandashme, je pranë meje . Gjithmonë do të mbetesh e tillë Alida ime, asgjë s’mund te na ndaje as ajo nate e zezë, as fati tmerrues, as ajo skëterrë që më tronditi fort. Asgjë. Je këtu me mua. U prefsh në paqe shpirt i bardhë. Jeta ime është e jotja dhe është mbyllur aty ku u përfundua e jotja. Lujla më e bukur e parajsës, të dua”, shkruan Doku.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe se çfarë e ka shtyrë Dokun që të devijonte në korsinë e kundërt të rrugës.

FOTO GALERI
3/14
Pamje nga aksidenti

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA