Tradita e do që pema e vitit të ri të vendoset në datën 6 janar. Por shtëpia e Eslit dhe Endit këtë vit u zbukuruar para kohe.

“Jam shumë e lumtur që po zbukuroj pemën.

Me zor pres ta shoh pemën me drita.

Unë jam djali i shtëpisë dhe ylli më takon mua ta vendos”.

U ndezën dritat le të ndizen shpresat, thotë Ornela, nëna e fëmijëve.

“Ishit fëmijët ata që më kërkuan të vendosja pemën sot. në gjithmonë e vendosim në datën 6. por ja që pandemia, tërmeti i ngarkoi dhe fëmijët ata kërkuan që festat të vinin para kohe. U ndezën dritat duket sikur ndizet dhe shpresa për një vit sa me të mbarë”.

“Doja që shtëpia të bëhej e bukur. dua shumë që në vitit e ardhshme të dëgjohen tingujt e violinës time nga artistët e vegjël. ndryshe nga ky që lamë pas”.

Vendosja e pemës duket si  ditë festë në këtë shtëpi. Ku nuk munguan dhe miqtë e vegjël si Noemi dhe Megani.

“Ky vit është i veçantë pasi do ta festoj me motrën time që është 9 muajshe. Dua shumë që të iki pandemia”.

Rudina Muça

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA