Ishujt Faroe hapin së shpejti rreth-rrotullimin e parë nën-detar në botë, pas rreth tre vjet ndërtimi.
Tunelet e pabesueshme nënujore do të lidhin ishullin Streymoy me atë Eysturoy në një rrjet rrugor prej rreth 11km, i cili pritet të inaugurohet më 19 dhjetor.
Tunelet do të jenë një lehtësim i konsiderueshëm për rezidentët duke shkurtuar rrugën mes kryeqytetit Tórshavn dhe qytetit Runavík, nga rreth 1 orë e 14 minuta në vetëm 16 minuta.
Për përdorimin e tuneleve futuristike do të duhet të paguhet një tarifë prej 75 krona daneze (rreth 11 euro) në çdo drejtim. Rezidentët do të kenë mundësi abonimi në mënyrë që të kushtojë më lirë.
Një tjetër tunel u ngjashëm ka nisur të ndërtohet për lidhjen mes ishujve Sandoy e Streymoy.
Faroe janë një arqipelag prej 18 ishujsh të vegjël në veri të Atlantikut mes Islandës dhe Norvegjisë, dhe janë një rajon administrativ i pavarur i Danimarkës.
Top Channel