Injektimi i kimikateve në re/ Kina do të krijojë shiun artificial për një hapësirë “sa Evropa”

05/12/2020 17:40

Kina ka prezantuar së fundmi planet për ‘kontrollin e motit’ dhe krijimin e shiut artificial për një territor më të madh sesa Evropa.

Zyrtarë të partisë komuniste folën për shpresat e tyre në dislokimin e teknologjisë eksperimentale të kontrollit të motit, brenda pesë viteve të ardhshme.

Këshilli Shtetëror i Kinës tha se “sistemi i modifikimit të motit” do të jetë gati në vitin 2025, duke shtuar se shiu artificial i krijuar do të mbulojë një hapësirë prej 2 milionë milje katrore, që është ekuivalente me territorin e Evropës ose pak më e madhe se India dhe sa gjysma e SHBA.

Në deklaratën e tyre zyrtarët pretendonin se 223,000 milje katrorë do të mbuloheshin nga “presion breshri”.

Ata shtonin se më pas teknologjia do të përhapej në nivel botëror të avancuar, brenda vitit 2035.

Perëndimi trembet se kontrolli i motit nga Kina mund të ketë implikime ushtarake, por Pekini thotë se teknologjia do të ndihmojë në luftën ndaj thatësirave, zjarreve dhe temperaturave të larta për mbrojtjen e të korrave.

Kontrolli i motit do të arrihet duke injektuar kimikate në retë, të cilat kthejnë ujin në akull, duke shkaktuar rënien e shiut.

Normalisht për këtë nevojiten kushtet e duhura, pasi edhe më parë Kina dihet që ka eksperimetuar me këtë lloj teknologjie, që prej vitit 2008.

Zyrtarët kineze kanë përdorur manipulimin e reve për t’u siguruar që të mos kishte shi për ceremoninë e hapjes së Lojrave Olimpike në Pekin.

Gjatë tre viteve të fundit Kina ka zgjeruar sistemin e modifikimit të motit dhe tashmë besohet se 10 përqind e territorit të saj mbulohet nga mot i kontrolluar.

Të tjera raportime thonë se për këtë janë të përfshirë gjashtë satelitë të Kinës të quajtur Tianhe (Lumi i Qiellit).

SHBA gjithashtu ka eksperimentuar me kontrollin e motit për qëllime ushtarake, teksa në disa dokumente Pentagoni ka thënë se deri në vitin 2025 “do të zotërojmë motin”.

FOTO GALERI
3/5
Në deklaratën e tyre zyrtarët pretendonin se 223,000 milje katrorë do të mbuloheshin nga "presion breshri".

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA