Merkel bisedon me Vuçiç: Dialogu me Kosovën dhe sundimi i ligjit me rëndësi për rrugën europiane të Serbisë

04/12/2020 01:13

Presidenti serb, Aleksandar Vuçic dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë zhvilluar një bisedë telefonike, gjatë të cilës diskutuan për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, pasojat ekonomike të pandemisë si dhe integrimin europian të Serbisë.

Kabineti i presidentit serb njoftoi se “dy liderët ranë dakord se është i nevojshëm, dhe se ruajtja e paqes është e një rëndësie thelbësore”. Kancelarja gjermane, siç thuhet, e mirëpriti përparimin ekonomik të Serbisë dhe përpjekjet në rrugën europiane, duke theksuar se dialogu me Prishtinën dhe sundimi i ligjit janë të një rëndësie thelbësore.

Ndërkaq, Vuçic i ka thënë kancelares Merkel, se ai do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm me qëllim të krijimit të një atmosfere konstruktive dhe të hapur për bisedimet me Prishtinën. Presidenti serb me tej kujtoi se kompanitë gjermane në Serbi punësojnë më shumë se 67,000 njerëz dhe se ato kontribuojnë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të vendit dhe “reputacionin e tij si një shtet i mirë për investime”.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian me qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA