Gruaja gjermane i lë trashëgimi fqinjëve 7.5 milionë dollarë

04/12/2020 21:19

Rezidentët e një komuniteti të vogël në Gjermaninë qendrore kanë trashëguar papritur prona dhe pasuri me vlerë 6.2 milionë euro ($7.5 milionë), pas vdekjes së një fqinjeje të tyre të moshuar.

Renate Wedel jetonte në Weiperfelden të krahinës së Hesse, me bashkëshortin e saj Alfred Wedel, që prej vitit 1975, në komunitetin e përbërë nga 6 fshatra.

Alfred, i cili punonte me aksionet e bursave, vdiq në 2014, ndërsa  Renate, jetonte në një shtëpi kujdesi në Frankfurt që prej vitit 2016, dhe vdiq në dhjetor 2019 në moshën 81 vjeçare.

Në prill të këtij viti u deklarua se ajo i kishte lënë pronat dhe zotërimet e saj komunitetit ku kishte banuar, pasi motra e saj trashëgimtare kishte vdekur më herët.

Lajmi ishte i papritur për autoritetet. “Fillimisht menduam se ishte një gabim, kishte diçka që nuk përputhej”, tha kryebashkiaku lokal Bernd Heine për të përditshmen Hessenschau.

Tashmë komuniteti është i detyruar ta përdorë trashëgiminë prej €6.2 milionë për “infrastrukturë dhe ambjnete komunitare.”

“Komuniteti ynë falenderon çiftin Wedel për vlerësimin dhe trashëgiminë e tyre. Ne do ta përdorim atë me përgjegjësi për zhvillimin e komunitetit tonë dhe ruajtjen me ndershmëri të kujtimit të tyre,” thuhej në një deklaratë të përbashkët.

Rezidentët lokalë kishin nisur të jepnin idetë e tyre për përdorimin e parave, teksa mediat lokale flisnin për ndërtimin e një korsie biçikletash, ndërtimin e një kopshti, përmirësim të sistemit të transportit, një pishinë e hapur dhe ambjente për fëmijët.

FOTO GALERI
2/3
Alfred, i cili ishte aktiv me aksionet e bursave, vdiq në 2014, ndërsa Renate, jetonte në një shtëpi kujdesi në Frankfurt

Top Channel