Këngëtarja amerikane, Miley Cyrus, ka folur haptazi në lidhje me martesën e saj me aktorin australian, Liam Hemsworth.
Dyshja ishin në lidhje prej afërsisht 10 vitesh, ndërsa u martuan në vitin 2018 e u ndanë vetëm tetë muaj më vonë.
Gjatë një bisede në emisionin The Howard Stern Show”, këngëtarja 28-vjeçare diskutoi se si çifti vendosi të martohej pas djegies së shtëpisë së tyre në Malibu. Ylli i “Plastic Hearts” rrëfeu për ngjarjen e ndodhur në vitin 2018 e cila u shkatërrua nga zjarri ‘Woolsey’.
“Unë unë me të vërtetë e dua dhe e kam dashur atë shumë, shumë, shumë dhe ende e dua, gjithmonë do ta dua”, tha ajo.
Sidoqoftë, sipas saj marrëdhënia mori fund sepse kishte shumë konflikt midis saj dhe 30-vjeçarit.
Top Channel