Pamje të publikuara së fundmi tregojnë momentet e fundit dramatike të Observatorit Arecibo, i dyti më i madh në botë, i cili u shemb kësaj pas rënies së receptorit gjigand të valëve rreth 150 metra lart pjatës së tij.
Mëngjesin e të martës në orën lokale 7.54, platforma thuajse 900-toneshe ra mbi diskun me diametër 300 metra, duke i dhënë fund punës së tij të disa dekadave në kapjen e sinjaleve dhe përpilimit të hartës së hapësirës.
Anëtari i stafit të teleskopit legjendar Jonathan Friedman, tha se shembja u dëgjua si një tërmet ose ortek. Edhe pamjet e kapura nga kullat e kontrollit në vendngjarje, mbështesin versionin e tij.
“Siç mund ta shihni, ishte një shembje e dhunshme dhe e paparashikueshme”, tha ai.
Në vitin 1974, teleskopi i Arecibo ka dërguar radio-transmetimin më të fortë të lëshuar ndonjëherë nga toka, me shpresë se alienët mund të përgjigjen, por deri tani pa rezultat.
Teleskopi 500 metra i gjerë i Kinës, ‘Aperture Spherical Radio Telescope’ (FAST) dhe Arecibo konsideroheshn nga studiuesit si ‘dy sytë e mëdhenj të tokës,’ dhe monitoronin sinjalet papushim, me vendndodhjet e tyre në dy anë të kundërta të planetit. Tashmë një pjesë e madhe e përgjegjësive do të kalojnë në impjantin kinez.
@NSF just shared video footage of the Arecibo telescope’s catastrophic collapse Tuesday morning. It’s loud.
(Courtesy of the Arecibo Observatory, an NSF facility) pic.twitter.com/9zvyrUsfJl
— Morgan McFall-Johnsen (@MorganMJohnsen) December 3, 2020
Top Channel