Rusia propozon të paguajë gratë për punët e shtëpisë

03/12/2020 21:45

Gratë në Rusi duhet të marrin një rrogë për punën e tyre në shtëpi, ka deklaruar së fundmi deputetja e parlamentit Oksana Pushkina.

Deklarata e djeshme e Pushkina për radion Komsomolskaya Pravda, vjen mes thirrjeve ndaj qeverisë për rritje të nivelit të barazisë financiare mes burrave e grave, që tradicionalisht kanë shqetësuar shoqërinë ruse.

Zhvillimi vjen gjithashtu disa ditë pasi Skocia është bërë vendi parë që garanton produkte menstruale falas për të gjitha gratë që kanë nevojë.

“Iniciativa ime e ardhshme ligjore është pagesa për punën e shtepisë për të gjitha gratë”, tha  Pushkina, e partisë në pushtet Rusia e Bashkuar, e gjithashtu zv. kryetare i komitetit të Dumës për familjen, gratë e fëmijët.

“Kjo nuk i aplikohet vetëm grave shtëpiake, por dhe burrave në rastet kur ata kryejnë punët e shtëpisë,” shtoi ajo.

Në fillim të vitit deputeti populist rus Vladimir Zhirinovsky u përpoq të avanconte një propozim të ngjashëm për të nxitur përqindjet e lindjeve në Rusi.

Propozimi i tij kërkonte një rrogë minimale mujore prej 12,130 rubla ($160) për një anëtar të familjes, nëse të ardhurat e te dyve nuk i kalonin shumën e dy rrogave mesatare në rajonin e tyre.

Pushkina citonte një shembull personal në mbështetje të legjislacionit, duke thënë se nëna e thjeshtrës së saj ishte detyruar të linte punën pasi kishte katër fëmijë, çka e bënte financiarisht të varur nga i shoqi.

“Dhe tani ajo i thotë bijave të saj, një prej të cilave është thjeshtra ime, ‘Vajza mos i përsërisni gabimet e mia. Nëse buri im vendos të më lërë nesër, unë mbetem pa asgjë’,” tha Pushkina.

FOTO GALERI
3/3
Pabarazia financiare mes burrave e grave tradicionalisht ka shqetësuar shoqërinë ruse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA