Njerëzit akuzojnë llotarinë kombëtare për manipulim pas tërheqjes së numrave 5, 6, 7, 8, 9, 10

03/12/2020 18:06

Dhjetra njerëz kanë akuzuar llotarinë kombëtare në Afrikën e Jugut për manipulim pasi 20 lojtare kanë ndarë çmimin e madh. Në shortin e të martës në mënyrë të pabesueshme u tërhoqën numrat pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nëntë dhe numri special, dhjetë.

Organizatorët u justifikuan shpejt se ky kombinim zgjidhjet nga një numër i madh njerëzish, edhe pse raportohet se kanë nisur hetime për çështjen.

Faqja zyrtare e llotarisë tha: ‘Urime 20 fituesve të llotarisë së sotme. Numrat ishin vërtet të papritur por shumë lojtarë i zgjedhin në këtë sekuencë’.

20 fituesit morën secili nga 5.7 milionë rand – ekuivalente e rreth 300 000 euro.

BBC shkruan se shanset e fitores së llotarisë së Afrikës së Jugut janë rreth një në 42,375,200. Këto ishin numrat e pesë goglave të zgjedhura nga 50, plus goglën ‘bonus’ të zgjedhur veçmas nga 20.

Afrikano-jugorët shkruanin në mediat sociale për të shprehur zhgënjimin ndaj rezultatit, sipas tyre të manipuluar. Një prej tyre shkruante: “Lotto e tregoi veten se është një mashtrim”.

Një tjetër shkruante: “20 njerëz e kanë vendosur këtë, dhe e ndanë ‘jackpot-in’ mes tyre. Nuk ndodh asnjëherë që kjo të jetë koinçidencë”.

Llotaria kombëtare e Afrikës së Jugut tha se po heton rezultatin, të cilin edhe vetë e quante ‘të paprecedentë’.

FOTO GALERI
3/3
Llotaria kombëtare e Afrikës së Jugut tha se po heton rezultatin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA