Mjeti kinez i zhytjes Fendouzhe ka nisur një mision për arritjen e “thellësive aliene” të Hendekut Mariana, ku shpreson të zbulojë materiale të rralla ekzotike.
Ekspedita kineze drejt ujërave më të thellë të tokës ka arritur tashmë thellësinë prej 11 900 metra, teksa tenton të përpilojë hartën e thellësive të hendekut Mariana, rajoni më i thellë i planetit tonë në oqeanin Paqësor.
Vetëm 13 njerëz e kanë vizituar më parë rajonin e ndaluar. Fendouzhe ka bërë disa zhytje kohët e fundit dhe në nëntor shënoi rekordin e zhytjes në det me njerëz duke arritur në pikën ‘Challenger Deep’ të kenionit masiv, duke transmetuar një video direkte prej tij.
Presioni i pabesueshëm i thellësive të tilla e bëjnë mbijetesën atje një rrezik të vërtetë dhe vetëm pak mjete kanë arritur të afrohen në nivele të tilla.
Por pjesë e motivit për aventurën kineze është shpresa e zbulimit të materialeve të rralla e të çmuara.
Presioni i ujit në thellësi mbi 10 000 metra, llogaritet në rreth 8 ton për 1 cm katror, ose rreth 1000 herë më i lartë se nivele sipërfaqësore.
“U deshëm më shumë se dy prova për të arritur atë që mund të quajmë sukses,” tha Zhu Min, studiuesi i Akademisë kineze të Shkencave.
Çuditërisht edhe në thellësi të tilla ka gjallesa që i mbijetojnë presionit dhe mungesës absolute të dritës. 60 vjet më parë, mjeti zhytës Trieste bëri zbritjen e parë pranë pikës ‘Challenger Deep’ ku tregonin se kishin parë disa peshq të rrafshët në fund të detit, të përshkruar si “ngjala monstër.”
Regjizori i filmit ‘Titanic’, James Cameron ka bërë gjithashtu një zhytje në këto thellësi në 2012, teksa përshkruante se gjeti një “mjedis alien të zbrazët”.
Top Channel