Manastirliu poston foto nga spitalet COVID: Stafet mjekësore sfidojnë ndonjëherë fyerjet e atyre që për fat nuk i ka rënë radha…

03/12/2020 19:00

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë foto nga spitalet COVID-19 në Shqipëri.

Manastirliu thotë se stafet mjekësore vijojnë të jenë në detyrë, dhe ndonjëherë sfidojnë edhe fyerjet e kujt për fat ende s’i ka rënë radha të marrë shërbimin prej duarve të tyre.

Postimi i Manastirliut

Stafet tona mjekësore në Covid 1, Covid 2, Covid 3 dhe tani në Covid 4 janë në krye të detyrës.
Sfidojnë sëmundjen, lodhjen, ngarkesën, vështirësinë, zhurmën, ndonjëherë fyerjet e kujt për fat, nuk i ka rënë radha të marrë shërbimin prej duarve të tyre.
Por kanë falënderimet prej zemrës së kujtdo që, falë përkushtimit të tyre, ia ka dalë të fitojë në luftën për jetën.
Kanë mirënjohjen e një populli.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel