Një shfaqje e thjeshtë dashurie mes dy bashkëshortëve është kthyer në fenomen në epokën e koronavirusit, teksa shtëpitë e të moshuarve në Britani kanë lejuar së fundmi takime fizike me të afërmit.
Dje më në fund 84 vjeçari Bob Underhill, 84 vjec, mundi të përqafojë gruan e tij të dashur Patricia, 82 vjeçe, pas zbutjes së kufizimeve të koronavirusit që i kishin ndarë prej shume javësh.
Skenat emocionale u bënë të mundura në shtëpinë e kujdesit ku gruaja qëndron prej sëmundjes së Alzheimer, pas shpërndarjes së testeve të reja të shpejta të koronavirusit.
Pas ndarjes së dhimbshme Bob mundi të ngushëllonte gruan e tij në shtëpinë e kujdesit të, duke i mbajtur dorën e duke e parë në sy.
Stafi mjekësor ishin gjithashtu të përlotur teksa një tjetër rezidente e qendrës, 90-vjeçarja Audrey përqafoi sot bijën e saj Shelly.
Audrey, e cila festoi 90-vjetorin muajin e kaluar në një dhomë me distancim social, u pushtua nga lumturia kur mësoi se mund ta përqafonte të bijën.
“Ajo nuk e kuptonte se përse nuk mund të takohej me bijën e saj Shelly që me nisjen e pandemisë në mars”, thotë drejtori i qendrës së kujdesit Adam Purnell.
Ai shton: “Ka qenë një kohë e gjatë për shumë rezidentë dhe Audrey është e para. Ka qenë gjithashtu një kohë e gjatë për të tjerë njerëz që tashmë kanë vdekur”.
Zhvillimet vijnë pas shpërndarjes së testeve të shpejta të subvencionuara nga qeveria, të cilat e japin rezultatin në vetëm 30 minuta.
Top Channel