Lirohet 41 vjeçari pa dhëmbë, i burgosur nga e ëma prej 28 vjetësh në Stokholm

01/12/2020 15:44

Një nënë është arrestuar sot e akuzuar se ka mbajtur të birin e saj të burgosur për 28 vjet në apartamentin e saj në Suedi.

Mjekët u thirrën dje në apartamentin në Stokholm, pasi një i afërm dyshues i gruas kishte hyrë me forcë dhe kishte gjetur djalin e saj tashmë 41 vjeçar të mbyllur brenda.

Burri, në gjendje të rëndë kequshqyerje dhe më plagë në gjymtyrë, nuk kishte dhëmbë në gojë, mezi fliste dhe mezi ngrihej në këmbë, raportonin mediat suedeze.

Ai është dërguar tashmë në spital ku do të kryejë operacione, edhe pse mjekët thonë se plagët e tij nuk janë kërcënuese për jetën. Ndërkohë spitali ka kontaktuar policinë dhe nëna e tij është arrestuar.

Oficerët kanë rrethuar apartamentin në jug të Stockholm, gjatë mbledhjes së provave.

Sipas dyshimeve të para burri është mbajtur i burgosur nga nëna e tij në apartament që kur ka lënë shkollën në moshën 12 vjeçare në 1984, shkruan Expressen.

Burime të gazetës Aftonbladet shkruanin se nëna e tij tregohej përherë ‘protektive në ekstrem’ me të birin për arsye të ‘incidenti familjar’ disa vite më parë.

Fqinjët thonë se nëna e mbante apartamentin në gjendje të mjerushme, dhe një qiri i ndezur ka qëndruar në dritaren që shikon nga rruga për afro 30 vjet.

Por ata shtojnë se ajo shpesh ndalonte për të folur me ta në publik, për subjekte të përgjithshme si për shembull moti.

Sa herë që pyetej për të birin ajo thoshte se “është mirë”, dhe ndryshonte temën.

Shumica e njerëzve raportojnë se nuk e kanë parë kurrë djalin e gruas apo se nuk e dinin që jeton në apartament.

Zbulimi u bë nga një prej të afërmve të saj që dyshonte krej kohësh se gruaja kontrollonte jetën e të birit, por pa ditur më shumë.

I afërmi tha se kishte gjetur djalin e saj të shtrirë në dyshemenë e kuzhinës me një batanije, dhe shtonte se shtëpia nuk ishte pastruar prej vitesh dhe vinte erë ushqimesh të kalbura dhe urinë.

Zëdhënsja e policisë Ola Osterling tha: “Nëna dyshohet për heqje të jashtëligjshme të lirisë dhe shkaktim lëndimesh trupore”.
Ajo shtoi se burri ishte mbajtur mbyllur për një kohë të gjatë në apartamentin e zonës Haninge në Stockholm.

FOTO GALERI
2/3
Një i afërm dyshues i gruas kishte hyrë me forcë dhe kishte gjetur djalin e saj tashmë 41 vjeçar të mbyllur brenda.

Top Channel