Një elefant, i quajtur më i vetmuari në botë ka mbërritur në Kamboxhia nga Pakistani dhe u prit atje ngrohtësisht nga superstari amerikan Cher, e cila do ta shoqërojë atë drejt një habitati natural për të, ku ka mundësi të gjejë edhe shoqëri.

Rasti i Kaavan, një elefant 36-vjeçar, mbi peshë, ndezi reagime globale të organizatave të mbrojtjes së të drejtave të kafshëve, që hartuan një peticion për largimin e tij nga një kopsht zoologjik në Islamabad, nën akuzat për kushte dhe kujdes të munguar. Rasti i tij u mbështet nga këngëtarja Cher, që udhëtoi vetë drejt Pakistanit për ta parë atë.

Me një maskë të zezë në fytyrë, këngëtarja u pa në aeroport dhe priti atje personalisht mbërritjen e elefantit Kaavan.

“Ai do të jetë i lumtur këtu, jam e sigurt”, tha Cher duke shtuar se shpresonte që vetmia e tij të përfundonte.

Elefanti ishte krejt i vetëm në kopshtin zoologjik në Pakistan dhe tani do të qëndrojë në një habitat të jetës së egër bashkë me rreth 600 elefantë të tjerë, në Kamboxhia.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel