Infermierja humbet kujdestarinë e të birit 5 vjeçar/ Etiketohet si e rrezikuar nga koronavirusi nga gjykata

30/11/2020 17:20

Një gjykatë në Turqi ka vendosur se 31-vjeçarja Xhemile Deniz është një rrezik shëndetësor për infektim të mundshëm nga koronavirusi, prej punes së saj si infermiere, prandaj ka vendosur t’i kalojë të atit kujdestarinë e birit 5-vjeçar pas ndarjes.

Ish-bashkëshorti i saj punon si polic.

Infermierja e quajtur “heroike” nga mediat vendase, punon në spitalin shtetëror të qytetit verior Ordu.

Xhemile ka kërkuar divorc nga Mehmet Atakan Deniz pas shtatë vjet martese, i cili ka fituar paraprakisht kujdestarinë e birit të tyre Kuzey, në pritje të një konfirmimi final nga gjykata.

Argumenti kryesor i Mehmet ishte se djali rrezikon të infektohet me koronavirus nga nëna e tij për arsye të punës së saj e konsideruar si me risk të lartë.

Avokati i tij tha në gjykatën familjare të Ordu se kujdestaria duhet t’i jepet babait: “Nëna e fëmijës është një infermiere ambulance dhe hyn e del nga shtëpitë e njerëzve, prandaj djali është shumë i rrezikuar nga pandemia e koronavirusit”.

Gjykata pranoi argumentin duke thënë: “Duke marrë parasysh infektueshmërinë e koronavirusit, arritën në konkluzionin se është në të mirën e fëmijës që kujdestaria e përkohshem t’i jepet të atit”.

Gjykata vendosi që Xhemile të takohet me djalin e saj një herë në dy javë deri në marrjen e një vendimi final.

Nëna tha: “Ne marrim të gjitha masat kundër koronavirusit. Ministria e shëndetësisë më ka dhënë të gjitha pajisjet. Para se të shkoj në shtëpinë e pacientëve, ne kontrollojmë nëse janë të prekur nga COVID-19. Por babai i Kuzey është oficer policie në bashkinë e Altinordu. Puna e tij është me më shumë rrezik se e imja.”

Ayse Akbulut Cubukcu, kryetare e sindikatës së grave në Samsun tha: “Është shumë e gabuar të ndahet fëmija nga nëna duke përfituar nga vështirësitë me të cilat përballen profesionistët e shëndetësisë. Kjo vendos një shembull negativ për një punonjëse që kërkon divorcin dhe cilëson paragjykim ndaj grave”.

FOTO GALERI
2/3
Prandaj ka vendosur t’i kalojë të atit kujdestarinë e birit 5-vjeçar pas ndarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA