Me rastin e festave të nëntorit, rubrika “N’fermë” e kishte zhvendosur ekspeditën e saj javore në Krujë, qytetin që simbolizon festat.
Siç dihet, gratë krutane, kanë traditë të endin qilima në vegjë, të cilat i përdorin për të zbukuruar ambientet e ndryshme të shtëpisë, por edhe për tregti.
Këngëtarja Lori Kaçka, e cila ishte një ndër të ftuarat e Ervin Kurtit, nisi të endte qilima në këtë formë, por teksa asistohej nga “zonja e qilimave”, mes tyre nisi një bisedë interesante.
Gruaja, e pyeti këngëtaren nëse është e martuar, por kur kjo e fundit pohoi të kundërtën, ajo nisi t’i jepte këshilla se çfarë kërkojnë në përgjithësi burrat.
Zonja: Po ti mi nënë je e martuar?
Lori: Jo mi nënë akoma.
Zonja: Po pse mi nënë ç’a je duke prit ti?
Lori: (Qesh), ndonjëherë është edhe fati varet kur e ka shkruar ai lart.
Zonja: Unë i them Lorit që me moshën që ka tani, vetëm burri i mungon. Duhet t’ia plotësojë kushtet të gjitha.
Top Channel