Vajza që nuk pëlqente pamjen e këmbës pas sëmundjes së rëndë, vendos ta presë (foto)

28/11/2020 17:24

Këmba e Lisa Scheer ishte dëmtuar prej kemioterapisë dhe prej betejës me kancerin, kështu që ajo vendosi ta gjymtojë. Prej atëherë ajo thotë se ‘humbi një këmbë por fitoi një jetë’.

Artistja e tatuazheve Lisa Scheer u diagnostikua me kancer në këmbën e saj të djathtë prej moshës 12 vjeçare. Por megjithë lutjet e familjes ajo ishte tepër e ndërgjegjësuar për pasoja e kurimit nga kancerit, aq sa vendosi ta presë.

Doktorët arritën të heqin tumorin dhe t’i shpëtojnë jetën, por pas trajtimit kockat e këmbës mbetën të holla e të ngurta prej dëmit të kancerit, dhe duhet të rindërtoheshin duke përdorur titanium.

Për 14 vjet Lisa mezi arrinte të ecte dhe duhet të përdorte shkop, përveç simptomave të depresionit dhe dhimbjes së vazhdueshme.

29-vjeçarja nga Duisburg në Gjermani e dinte se duhet të ndërmerrte veprim drastik që të ndryshonte jetën e saj për më mirë.

Pas diskutimeve me shumë të gjymtuar në rrjetet sociale, Lisa u bind se prerja e këmbës së dobët ishte opsioni më i mirë për të, megjithse miqtë dhe familjarët e saj ishin të tmerruar nga vendimi.

Në nëntor 2016, Lisa kreu operacionin tre-orësh për prerjen e këmbës së saj sipër gjurit.

Megjithse fillimisht vuante nga simptomat e dhimbjes së “këmbës fantazmë”, kur truri bind trupin se dhimbja ekziston ende në këmbën e gjymtuar, Lisa thotë se rrjedhimisht me prerjen e këmbës ajo largoi dhimbjen kronike dhe depresionin, nga të cilat vuante më parë.

Lisa tashmë është pajisur me një këmbë prostetike dhe ka mësuar të ecë përsëri pas 12 muajve trajnim.

Proteza e saj e ecjes i ka dhënë një vetëbesim të ri, madje duke bërë dhe foto joshëse për rrjetet sociale.

Lisa thotë: “Kanceri erdhi papritur he pa paralajmërim. Ai ktheu përmbys jetën time dhe veçanërisht atë të nënës dhe babait tim. Por pas 12 vjet ecjeje me një këmbë të hollë, të dobët e të ngurtë, unë nuk e desha më. E urreja këmbën time dhe rashë në depresion prej mënyrës sesi dukej, si dhe dhimbjes që më shkaktonte”.

Ajo shton: “Gjymtimi i këmbës time ishte si të lindja përsëri. Për shumë vjet kisha dashur një ndryshim dhe më në fund erdhi. Humba një këmbë por fitova një jetë”.

Lisa kërkon tashmë të ndajë me të tjerë dashurinë e re për trupin e saj dhe tatuazhet dekorative e kanë çuar atë në kopertinën e një reviste, çka ka qenë një ëndërr e saj që kur ishte e vogël.

“Që prej operacionit kam fituar vetëbesim për modeling dhe kam gjetur pasion për të. Dua të tregoj se të gjithë mund të duken të bukur. Pas prerjes së këmbës kam mësuar të dua trupin tim.

FOTO GALERI
1/7
Lisa nuk e fsheh me kemben gjate fotove te saj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA