Imazhe të pabesueshme nga moti i keq në Dubai dhe Abu Dhabi/ Rrugë të përmbytura dhe makina nën ujë, probleme me transportin dhe infrastrukturën
Studiuesit kinezë po përballen sërish me kritika në Perëndim pas pretendimit të fundit se koronavirusi ka lindur fillimisht në Indi, verën që shkoi.
Kërkuesit e Akademisë Kineze të Shkencave thonë se Covid-19 me shumë gjasa është transmetuar nga kafshët te njerëzit prej ujit të kontaminuar në Indi në verën e vitit 2019 para përhapjes në Vuhan, ku virusi u zbulua më së pari.
Profesor David Robertson, krye-virolog i universitetit të Glasgow në Skoci hidhte poshtë tezën duke thënë se qasja e studiuesve kinezë është e njëanshme.
Por në studimin e tyre, virologët kinezë thonin se kishin analizuar mënyrën e transformimit të mutacioneve të virusit për të zbuluar origjinën e tij. Ata thonë se duke eliminuar mutacionet e riprodhimit dhe ndryshimeve në ADN, mund të arrijnë të indentifikojnë versionin origjinal te koronavirusit, dhe sipas tyre versioni i zbuluar në Vuhan nuk ishte më i hershmi.
Studiuesit shkonin edhe më tej, duke sugjeruar se Covid-19 e ka origjinën në një prej tetë vendeve: Bangladesh, SHBA, Greqi, Australi, Indi, Itali, Çeli, Rusi apo Serbi.
Autorët shkruanin: “Nga maji deri në qershor 2019, vala e zgjatur e të nxehtit, e dyta e regjistruar në botë, ka përfshirë Indinë qendrore e Pakistanin, duke krijuar një krizë serioze në rajon.
“Mangësitë në furnizimin me ujë bënë që kafshë të egra si majmunët të vrisnin njëri-tjetrin dhe kanë shtuar bashkëveprimin mes njerëzve dhe kafshëve të egra”.
“Ne spekulojmë se rritja e kontakteve [kafshë me njerëz] ka lidhje me transmetimin e SARS-CoV-2”, shtonin studiuesit kinezë, pa dhënë detaje më specifike të analizës.
Top Channel