Cilat hormone sjellin lumturi dhe si t’i aktivizoni ato, mirëqenia fillon nga brenda
28 vjeçari Alejandro Porro peshonte 215 kg para nisjes së rrugëtimit të tij të vështirë rënies në peshë.
Por shoferi i kamionit tashmë duket tjetër njeri pas rënies prej më shumë se 100 kg.
Alejandro nga Florida në SHBA, thotë se nisi të trembej se pesha e tij do ta vriste, prandaj ndaloi të gjitha ushqimet e shpejta. Duke mbajtur fjalën e tij ai nisi të stërvitej dhe nisi rrugëtimin e vështirë në mars 2017.
Tashmë pa ndërhyrje kirurgjike ka kaluar nga masa XXXXXL në L, dhe peshon vetëm 90 kg.
Alejandro thotë: “Gjithmonë kam qenë një fëmijë pak i shëndoshë, por kjo nisi të përkeqësohej. Jetoja në mënyrë shumë të pashëndetshme duke luajtur shumicën e kohës në kompjuter dhe duke ngrënë piza ose ushqime të tjera të shpejta”.
“Nuk isha duke jetuar, vetëm duke ekzistuar”.
Ai thotë se mori vendimin e vështirë të hiqte dorë nga biskotat, patatinat e gurabijet, për t’i zëvendësuar me fruta dhe perime.
Përveç ndryshimit të dietës, Alejandro thotë se kreu të tjera ndryshime në rutinën e përditshme si për shembull duke zgjedhur të përdorte shkallët në vend të ashensorit. Më pas ai u regjistrua në palestër dhe humbi rreth 100 kg në një vit e gjysmë.
Kjo i shtoi atij besimin në vetvete dhe e inkurajoi të hynte në një konkurs të transformimeve trupore, ku çuditërisht doli në vend të parë.
Alejandro shton: “Nuk e mendoja kurrë se do të isha këtu ku jam sot. Humba peshën time në mënyrë natyrale, duke u stërvitur dhe duke matur ushqimet që haja. Tani jam krenar dhe i kënaqur me veten. Më kanë mbetur ca lëkura të tepërta si në zonën e barkut, por i konsideroj si trofe të arritjes time. Punoj ende me trupin për t’u përmirësuar”.
Top Channel