Bllokimi i pjesshëm i Gjermanisë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 do të zgjatet deri më 20 dhjetor, vendosën sot në mbrëmje krerët federalë dhe shtetërorë, pas një dite negociimi të çështjes.
“Megjithëse rregulloret aktuale, të cilat kanë qenë në vend për më shumë se tre javë, kanë treguar shenja të ndalimit të përhapjes së virusit, duhet më shumë kohë për të garantuar sigurinë”- tha kancelarja Angela Merkel.
“Edhe një herë, ne duhet të përdorim pikat tona të forta”, shtoi ajo, duke vënë në dukje se masat e zgjatura mund të hiqen, nëse do të ketë një rënie të papritur të numrit të rasteve. “Fatkeqësisht, kjo nuk është e parashikueshme, tani për tani”- theksoi Merkel.
Kujtojmë që Gjermania ishte një ndër vendet që kaloi me sukses valën e parë të Covid-19, por në valën e dytë diçka nuk shkoi ashtu siç duhej, duke bërë që Gjermania të raportonte numër të lartë infektimesh dhe vdekjesh.
Top Channel