Një varr masiv me 20 skelete, ndoshta mesjetare, është zbuluar në Vianen të Holandës, nga punëtorët e qytetit duke gërmuar një hendek.
Shumica e mbetjeve thuhet se janë burra të moshës 15 deri 30 vjeç, të cilët jetuan midis Mesjetës së Vonë dhe shekullit të 18-të.
Shkencëtarët sugjerojnë se skeletet e grumbulluar, fillimisht ishin varrosur në një kuti prej druri.
Zbulimi i rrallë u bë shuam afër Kalasë së Batestein, ndërsa arkeologët sugjerojnë se mund të ketë më shumë skelete të varrosur në zonë.
Alderman Christa Hendriksen, një nga arkeologët, tha se ishte ‘befasuar’ nga zbulimi dhe madje edhe më shumë nga fakti që trupat ishin varrosur në një varr masiv.
Ekipi priste të gjente objekte si kopsa ose bizhuteri, por u gjetën vetëm skelete, duke treguar idenë se kjo mund të ketë qenë një vrasje masive.
Top Channel