Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka fituar betejën me koronavirusin.

Lajmin e ka bërë të ditur sot ministrja, duke u bërë apel qytetarëve që të kenë besim tek mjekët.

“Të dashur miq, Dua të ndaj me ju rezultatin negativ në testimin e fundit ndaj Covid 19. Ftoj të gjithë të kemi besim të plotë tek mjekët tanë të familjes sepse janë të vetmit që mund të na gjenden pranë në momente të vështira. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë me mesazhet tuaja inkurajuese”, shkruan Denaj.

Denaj njoftoi se ishte infektuar me COVID më 12 nëntor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA