Plagosi rëndë më sëpatë një person, arrestohet 55-vjeçari në Librazhd! Në pranga edhe tre të tjerë, ja për çfarë akuzohen

24/11/2020 08:52
Foto ilustruese

Elbasan – 4 persona janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë një nga të arrestuarit është B.K., 55 vjeç,  banues në Librazhd, i cili për motive të dobëta ka goditur me sëpatë shtetasin K.G., dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin:

Dy të arrestuarit e tjerë janë K.K., 34 vjeç,  dhe F.M., 36 vjeç,  të dy banues në Elbasan,  pasi më datë 22.11.2020, në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, pranë një lokali në bashkëpunim me njëri- tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur një biçikletë në pronësi të shtetasit A.M.

I arrestuari i katërt është B.T., 49 vjeç, banues në Cërrik, pasi në aksin rrugor Elbasan- Peqin është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 4 shtetas për veprat të ndryshme penale.

Goditi me sëpatë për motive të dobëta një shtetas,  vihet në pranga nga Policia një 55-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin:

B.K., 55 vjeç,  banues në Librazhd, i cili për motive të dobëta ka goditur me sëpatë shtetasin K.G., dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

——–

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

K.K., 34 vjeç,  dhe F.M., 36 vjeç,  të dy banues në Elbasan,  pasi më datë 22.11.2020, në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, pranë një lokali në bashkëpunim me njëri- tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur një biçikletë në pronësi të shtetasit A.M.

—-

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

B.T., 49 vjeç, banues në Cërrik, pasi në aksin rrugor Elbasan- Peqin është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA