Menjëherë pas emërimit si Zv,kryeministër i Malit të Zi, me delegim për sigurinë-ministrinë e Mbrojtjes, dhe shërbimet sekrete, shqiptari Dritan Abazoviç është kërcënuar me jetë.
Këtë e ka bërë të ditur partia e Abazoviçit, Ura, e cila në një qëndrim publik tha se një klan mafioz ka kërcënuar Abazoviçin dhe familjen e tij me eliminim fizik duke paralajmëruar se nëse i ndodh diçka atij, atëherë përgjegjës do të jenë krerët e Policisë së Shtetit.
“Nëse i ndodh diçka atij apo familjes së tij, atëherë përgjegjës do të jetë kreu i Policisë së Shtetit, VeselinVeljoviç”, drejtori ekzekutiv i URA, ZoranMikiç në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.
“Ne nuk duam të krijojmë alarm, të akuzojmë dikë direkt apo të bëjmë ndonjërin target, por duam të informojmë publikun për çfarë po ndodh”, shtoi ai.
Ndërkaq, vetë Abazoviç ka postuar një foto me ambasadoren e BE-së në Podgoricë, ku ka shkruar se ai dhe kryeministri ZdravkoKrivokapiç vizitën e parë do ta bëjnë në Bruksel. Kjo në fakt është një qëndrim pak ndryshe me Krivokapiçin, një serb i Malit të Zi, i cili kishte deklaruar se vizitën e parë do ta zhvillonte në Beograd. Megjithatë përplasjet brenda koalicionit proserbvijojnë ende dhe nuk është zgjidhur nyja e emërimit të ministrit të Brendshëm. Grupimet filoruse kanë kërkuar që ta marrin ata drejtimin e dikasterit që do të ketë drejtimin e policisë, ndërkohë që NATO dhe BE i kanë kërkuar kryeministrit të ri që të mos rrezikojë ekuilibrat gjeopolitikë. Mazhoranca e qeverisë së re është shumë e brishtë, ajo ka vetëm një votë më shumë në Parlament./Gazeta SHQIP
Top Channel