Zjarri me 47 viktima në Zvicër! Flakët erdhën si pasojë e fishekzjarrëve, si nata e ndërrimit të viteve u kthye në tragjedinë e parë të vitit 2026 02/01 22:47
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u takua sot me princin saudit të kurorës, Muhammed bin Salman, në qytetin veriperëndimor Neom të Arabisë Saudite për të diskutuar zhvillimet e fundit rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Në njoftimin e agjencisë së lajmeve të Arabisë Saudite SPA nuk u dha asnjë detaj i mëtejshëm.
Në takim morrën pjesë edhe ministri i Punëve të jashtme të Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan, si dhe ambasadori i SHBA-së në Riad, John Abizaid.
Vizita e sekretarit amerikan Pompeo në Arabinë Saudite është pjesë e turneut të tij ku ai viziton 7 shtete, turne i cili filloi javën e kaluar në Francë./AA/
Top Channel