Bashkëpunimi ndërkombëtar ka një shans të mrië përsëri, pas epokës së Donald Trumpit. Por ka edhe disa deficite shumë serioze, mendon Bernd Riegert, pas takimit të G20.

Në fakt të gjithë ishin pro bashkëpunimit multilateral, vetëm një person fliste për madhështinë e tij personale gjatë gjithë kohës. Me këtë fjali, ministri i Financave Olaf Scholz natyrisht nënkuptonte Presidentin e SHBA, egomanikun Donald Trump, i cili po largohet na ky post kundër vullnetit të tij. Ai ka vështirësuar punën e Grupin 20 në katër vitet e fundit. Por kjo së shpejti do të përfundojë – duke i falënderuar votuesve amerikanë. Me largimin e presidentit më të dashuruar në vete, G20 mund të rifillojë nga e para.

Kjo u bë e qartë edhe në këtë samit të drejtuar nga sauditët, ndonëse Trumpi ishte në tavolinën e bisedimeve. Të befasuar nga pandemia e Coronës, e cila i tregon botës se sa varen njerëzit nga njëri-tjetri, udhëheqësit e shteteve janë të gatshëm të miratojnë një strategji të përbashkët vaksinimi, të forcojnë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, të ringjallin tregtinë botërore, të mbrojnë më shumë klimën, biodiverstietin, ekonominë dixhitale dhe të flasin më shumë mes vete. G20 mund të arrijë shumë më tepër me Presidentin e ardhshëm, Joe Biden, sesa me “unë i pari – Presidentin” Donald Trump.

Pa Trumpin gjërat do të jenë më të thjeshta

Në pandemi është shumë e nevojshme që elita e udhëheqjes globale të bashkohet dhe të vendosë nëse vaksina do të shpërndahet në mënyrë të drejtë. Fillimi është bërë, por nevojiten shumë më shumë angazhime financiare për të organizuar dy miliardë doza vaksinash për pjesën më të varfër të popullsisë në botë. SHBA duhet të bashkohen në shoqatën ndërkombëtare të vaksinimit Covax sa më parë, pas largimit të Donald Trumpit nga Shtëpia e Bardhë.

Si zakonisht, deklaratat e G20 janë plot me proza ​​melodike politike. Gjëra konkrete duhet t’i kërkosh më gjatë nëse do t’i gjesh. Një rezultat i prekshëm megjithatë është që 46 e së shpejti 77 vende të varfëra do të shtyjnë pagesat e interesit për huat, në mënyrë që këto fonde të mund të derdhen në luftën kundër pandemisë. Duket mirë. Por me një vëllim të përgjithshëm prej pesë deri në gjashtë miliardë dollarë në vit, është vetëm një pikë në oqean krahasuar me njëmbëdhjetë trilionë (11.000 miliardë) që G20 ka mobilizuar për ekonomitë e tyre. Do të duhej një shkurtim i vërtet i borxheve për të ikur recesionin, veçanërisht në vendet afrikane.

Por askush në G20 nuk është vërtet i gatshëm për këtë, më së shumti që ata duan është të flasin për këto gjëra. Kjo nuk është për t’u habitur, sepse e gjithë bota, duke përfshirë vendet relativisht të pasura, është bllokuar në një krizë ekonomike të paparë dhe aktualisht po këto vende po futen me shpejtësi në borxhe. Në këtë samit të G20, ministri i Financave Scholz flise për një shans për daljen nga kriza ekonomike, por kancelarja Angela Merkel tha javë më parë në Bruksel se burimet e Gjermanisë janë gjithashtu të kufizuara dhe se borxhet nga kriza e Coronës po grumbullohen në kurriz të brezave të ardhshëm.

Bernd Riegert, Korrespondent, Studio Brüssel

Të drejtat e njeriut dhe politika reale

Bashkëpunimi ndërkombëtar është më i nevojshëm se kurrë më parë. Fatkeqësisht kjo vlenë edhe për shtetet e G20, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me kuptimin tonë perëndimor të demokracisë dhe të drejtat e njeriut. Ndër to janë edhe drejtuesja e G20, Arabia Saudite, një monarki absolute që shkel të drejtat e njeriut, si dhe diktatura kineze apo autokracitë ruse dhe turke. Për të ecur përpara, duhet të merremi edhe me këto shtete. Fakti që situata e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite, Kinë ose Rusi as që u përmend është në kundërshtim të plotë me këto aspirata.

Një inkurajim i vogël nga ana e Merkelit, Macronit dhe von der Leyen do të ishte më mirë. Kjo sepse diktatorët dhe potencialet e G20 kanë nevojë për shtete të legjitimuara në mënyrë demokratike. Arabia Saudite, për shembull, nuk është vetëm mike e mirë me Rusinë, por ka nevojë edhe për SHBA demokratike, si një aleat në konkurrencën me Iranin, si një furnizues armësh në luftën e Jemenit, si një investitor në parkun teknologjik Saudit NEOM. Por kjo nuk është arsyeja që princit Mohammed bin Salam t’i lejohen të gjitha, siç ishte vrasja e një gazetari të padëshiruar, burgosja e aktivistëve të të drejtave të grave etjerë. Pas pandemisë, në rend dite duhe të jenë edehe të drejtat e njeriut dhe qeverisja e mirë./DW/

Top Channel