Princi Harry në gjurmët e Dianës/ Ai eci nëpër një fushë të minuar, si nëna e tij 30 vjet më parë
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, deklaroi se ekziston një “lehtësim i madh” mes liderëve evropianë, duke theksuar se “për herë të parë në vite nuk ka rusë në dhomë”, gjatë një samiti informal të zhvilluar në Qipro.
Sipas raportimit të Politico, Tusk bëri edhe një koment me tone ironike, kur pa në sfond kryeministrin sllovak Robert Fico, duke lënë të kuptohet për tensionet politike brenda Bashkimit Evropian. Ai përmendi gjithashtu se kryeministri hungarez Viktor Orbán mund të mos marrë më pjesë në takime pas humbjes së fundit në zgjedhje, por më pas sqaroi se bëhej fjalë për një shaka.
Më vonë, Tusk publikoi në rrjetin social X frazën “asnjë rus në dhomë”, pa përmendur drejtpërdrejt emra të tjerë liderësh.
European Council meeting. For the first time in years there are no Russians in the room. Huge relief.
— Donald Tusk (@donaldtusk) April 24, 2026
Ndërkohë, Robert Fico vijon të mbetet në kundërshtim me linjën zyrtare të Bashkimit Evropian për Ukrainën dhe, pas dobësimit të rolit të Viktor Orbán, shihet gjithnjë e më i izoluar në Këshillin Evropian.
Diplomatë dhe zyrtarë evropianë flasin për një “atmosferë krejtësisht të re” në takimet e BE-së, ku çështje të bllokuara prej kohësh si sanksionet, zgjerimi dhe ndihma për Ukrainën po gjejnë më në fund zgjidhje.
Në të njëjtën kohë, Tusk përshëndeti edhe fitoren e Peter Majar, duke e cilësuar si një provë se “demokratët nuk janë humbës”. Ai përmendi gjithashtu zhvillime të ngjashme në kryeqytete si Varshava, Bukureshti, Kishinev dhe Budapesti, duke theksuar se “ka një të ardhme për Evropën, për demokracinë dhe për sundimin e ligjit”.
Top Channel