Të gjithë pjesëtarët e ditëlindjes së aktorit të humorit Bes Kallaku të organizuar dy ditë më parë edhe pse në kohë pandemie do të gjobiten.
Gjithashtu është gjobitur me 1.000.000 lekë administratori i lokalit. Për moskryerje të kontrollit të territorit janë pezulluar nga puna edhe 6 policisë.
Mes të gjobiturve do të jetë edhe presidenti i vendit, Ilir Meta dhe bashkëshortja e njëkohësisht kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, të cilët ishin në festë.
Edhe pse gjendemi në kohë pandemie ku mbajtja e maskës dhe distancës fizike është primare, ata kanë festuar sikur s’ka ndodhur asgjë pa asnjë lloj distance me njëri-tjetrin, duke shkelur çdolloj rregulli. Kjo do të jetë gjoba e tretë për Kryemadhin, e cila ka kundërshtuar vendosjen e maskës mbrojtëse edhe pse kohet e fundit është shfaqur me të në publik.
Të gjithë mund t’i kemi parë fotot e ditëlindjes së Bes Kallakut me motive country, ku morën pjesë shumë të famshëm shqiptarë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Në lidhje me aktivitetin e zhvilluar më datë 20.11.2020 në një lokal në fshatin Laknas, Bashkia Kamëz, ku shtetasi B.K, kishte organizuar një ceremoni ditëlindje dhe kishte ftuar rreth 30 persona, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë menjëherë mori masa në zbatim të Aktit Normativ, për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Nga ana e Policisë së Tiranës, u mor masa administrative 1.000.000 lekë për administratorin e lokalit shtetasin F.U., në bazë të aktit normativ nr 3 datë 15.03.2020. Gjithashtu në bazë të pamjeve filmike janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesmarrës në aktivitetin e zhvilluar dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese anticovid-19. Njëkohësisht Drejtori i DVP Tiranë ka pezulluar nga detyra 6 punonjës Policie për moskryerje të kontrollit të territorit dhe ndaj tyre Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë. Drejtoria Vendore e Polcisë Tiranë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid duke bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qyetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali apo qytetar që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për shëndetin e qytetarëve.
Top Channel