Qeveria e Maqedonisë se Veriut shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë. Vendimi hyn të shtunën në fuqi dhe vjen pas propozimit të Komitetit për menaxhimin e krizës.

Qeveria ka në dispozicion njerëzit e ushtrisë, ndërmarrjeve publike komunale, por edhe kapacitetet e spitaleve private, të cilave ministri i Shëndetësisë i kërkoi që të jenë në dispozicion për të përballuar rastet e shtuara me Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3 200 teste, ndërsa 1237 persona kanë rezultuar pozitivë, ose 39% e të testuarve. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 39 pacientë, ndërsa janë shëruar 748 persona.

Top Channel