Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Shkodrës, Albano Çepele
					 20/11/2020 10:21					
				
				 
								
			Gjyqtari i Shkodrës, Albano Çepele është shkarkuar nga detyra.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi mungesë burimesh për blerjen e një apartamenti, dyshime për veprime korruptive dhe probleme me profesionalizmin.
Problem edhe gjendja shëndetësore, pasi gjyqtari Çepele vuan nga një sëmundje që i vështirëson aktivitetin fizik.
Top Channel