LIVE/ Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim. Kryeministria dhe Kuvendi: U shkel Kushtetuta, ministri njësoj i mbrojtur si deputeti. SPAK: Pezullimi masë e përkohshme
BULQIZË- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Bulqizës.
Nga pamjet e siguruar nga Top Channel shihet se ndaj një makinë tip ‘Land Rover’ me targa AA 946 FO, është qëlluar me breshëri plumbash. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gurët e Skënderbeu-Qafë e Buallit. Top Channel mëson nga burimet, se bëhet fjalë për një atentat për shkak të një konflikti të vjetër për kromin, megjithatë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e saj.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa siç shihet nga fotot, makina është qëlluar nga pas në anën e shoferit. Të paktën tre plumba kanë qenë tej-shpues dhe kanë dalë edhe nga xhami i parë i automjetit, i cili është me timon në krah anglez.
Top Channel