BULQIZË- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Bulqizës.

Nga pamjet e siguruar nga Top Channel shihet se ndaj një makinë tip ‘Land Rover’ me targa AA 946 FO, është qëlluar me breshëri plumbash.  Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gurët e Skënderbeu-Qafë e Buallit. Top Channel mëson nga burimet, se bëhet fjalë për një atentat për shkak të një konflikti të vjetër për kromin, megjithatë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e saj.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa siç shihet nga fotot, makina është qëlluar nga pas në anën e shoferit. Të paktën tre plumba kanë qenë tej-shpues dhe kanë dalë edhe nga  xhami i parë i automjetit, i cili është me timon në krah anglez.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA