Vrasje, drogë dhe rrëmbim/ OFL godet në Elbasan dhe Peqin, këta janë 5 të piketuar (EMRAT)

19/11/2020 13:39

Pesë shtetasve, banorë të Elbasanit dhe Peqinit, Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

Bëhet fjalë për Mustafa Methasën, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; Dylaver Methasën, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; Arsen Sallën, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Ervis Çelën, banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe Ardjan Çelën, banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA