Tre burra janë arrestuar nën dyshimin e kontrabandës së njerëzve pasi një anije me 69 shtetas shqiptarë u kap pranë bregdetit të Suffolk në Britaninë e Madhe.
Në total, agjencitë e zbatimit të ligjit në Mbretërinë e Bashkuar arrestuan të 72 personat në bordin e anijes së peshkimit, që po lundronte nga zona Ostend e Belgjikës. Ishin Forcat Kufitare që kapen anijen duke e shoqëruar drejt Portit të Harëich në orët e para të mëngjesit të së Mërkurës.
Tre anëtarë të ekuipazhit; një shtetas letonez dhe dy shtetas ukrainas, u arrestuan nën dyshimin për lehtësim të imigracionit ilegal dhe do të merren në pyetje nga hetuesit e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA).
Të 69 migrantët u arrestuan gjithashtu dhe do të hetohen nën dyshimin e hyrjes ilegale në Mbretërinë e Bashkuara.
Zëvendësdrejtori i Hetimeve të NCA, Craig Naylor tha: “Hetimi ynë për këtë përpjekje vazhdon dhe unë do të doja të falënderoja partnerët tanë në Essex Police, Forca Kufitare dhe Zbatimi i Imigracionit për gjithçka bënë, për t’i parandaluar ata nga shfrytëzimi i migrantëve për përfitim”, vijoi ai.
Top Channel