“O ma po të flas!”, Rudina Dembacaj tregon se sa ndikon telefoni në marrëdhënien e saj me vajzën

19/11/2020 13:47
Rudina Dembacaj dhe vajza

“E urrej celularin e mamit”, është letra e një 7-vjeçari në SHBA që pushtoi rrjetin kohët e fundit.

Debati që nxiti ai solli që të jetë një ndër temat e ditës së sotme në “Shqipëria Live”.

Rudina Dembacaj , në një lidhje me skype në emision tregoi se sa problem është përdorimi i telefonit gjatë kohës familjare. Rudina tha se nuk është një problem që e ka prekur marrëdhënien e saj me Viktorian, pasi mundohet shumë që  kur është me të ta shijojë atë pjesë të kohës.

“Viktoria është vetëm 4 vjeç dhe nuk ka thënë ndonjëherë që o ma hiqe telefonin, sepse unë përpiqem që të kem kohë cilësore me Vikin. Kur bie telefoni i them shumë raste që mbylle të lutem, whatssapin e pasdites e humb sepse e merr ajo telefonin. Me të atin s’kanë  pasur kurrë probleme me telefonin se luajnë shumë fizikisht. Por ka pasur edhe raste që më ka thënë ‘o ma po të flas’, zakonisht kur unë rrija në Instagram e ajo po luante edhe donte të më tregonte. Por ajo përsëri shikon kukulla vetëm kur i thahen flokët se nuk e duron dot tharësen. Sapo i drejton telefonin ajo merr pozën dhe unë si gjithë nënat pak budallaçka waaaa mami sa bukur del fëmija im rrimë e fotografojmë”, tha Dembacaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA