Jerarku i lartë në spital me covid/ Kryepeshkopi i Athinës dhe gjithë Greqisë shtrohet me urgjencë

19/11/2020 08:18

Kryepeshkopi i Athinës dhe gjithë Greqisë, hirësia e tij Jeronimos, është infektuar me covid-19. Ai për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar me urgjencë në spital.

Më herët, kryepeshkëpia e Athinës bëri publike një deklaratë të Jenronimos:  Marr pjesë personalisht si njeri i thjeshtë në sprovën e mijëra bashkëatdhetarëve të mijë në vend,dhe miliona qytetarëve kudo në botë.

Marr pjesë në agoninë dhimbjen, dhe frikën e të gjithëve ,me besim në zot do ta kalojmë edhe këtë sprovë, përfundon deklarata e Jeronimos.

Situata në Greqi është alarmante. Me herët burime qeveritare thanë se një ndër masat që pritet të merren,është edhe mbyllja e kufijve tokësore për punonjësit sezonalë,dhe forcim të masave për personat që kanë leje qëndrimi në vend.

Ende nuk është marrë vendimi,por burime të besueshme i thanë Top Channel se me gjasa kryeministri Mitsotakis do të anunçoje masa shtesë deri mbrëmjen e së premtes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA