Vala e dytë e pandemisë duket si një makth që nuk do të ketë mbarim, sidomos në Selanik, ku janë regjistruar për herë të parë 905 raste në 24 orët e fundit, nga 3.209 që janë konstatuar gjithsej në gjithë vendin.
Në hartën e kuqe të të prekurve janë edhe Athina me 564 raste, Larisa me 207, Pella me 166, Imatha me 111 dhe Kilkizi me 101.
Sipas organeve të Shëndetësisë, shpërndarja e virusit bëhet kaq shpejt gjatë muajit nëntor sa për vetëm tre javë është dyfishuar numri i të prekurve në mbi 82.000.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 60 persona si pasojë e Covid-19, duke e çuar numrin total të viktimave në 1288.
Sipas disa specialistëve vendas në bazë të përqindjes së prekshmërisë që ka arritur koronavirusi, pra në mbi 0,15% deri tani, pritet që numri i viktimave të rritet shumë shpejt gjatë dy muajve të ardhshme.
Tepër alarmante mbetet rritja e numrit të të intubuarëve që kanë shkuar në 480 pacientë.
Sipas ministrit të Shëndetësisë hyrja e vendit në sezonin e dimrit nuk ndihmon dhe megjithëse Greqia ka bilanc më të mirë se ai që paraqesin vendet europiane, presioni mbi sistemin e saj spitalor është i jashtëzakonshëm.
Ministri grek ka paraqitur madje edhe planin për vaksinimin e popullsisë duke sqaruar se janë tashme gati 1018 qendra ne gjithë vendin qe do te kryejnë vaksinën per 2.1 milion greke ne muaj, sapo ajo te jete e disponueshme, duke u respektuar rradha e procedurës: ne fillim personeli mjekesor, me pas grupmoshat e rrezikut te larte dhe ne fund gjithë popullsia.
Top Channel