Për politikanin nga Sri Lanka Dilip Wedaarachchi, nuk kishte ilustrim më të mirë sesa demonstrimi i drejtpërdrejtë.
Që t`i tregonte njerëzve se peshku nuk i infekton me koronavirus, 63 vjecari kafshoi një peshk të gjallë gjatë një konference për shtyp. Ish ministri u përpoq të inkurajonte në këtë mënyrë shitjet që kanë pësuar rënie te ndjeshme për shkak të pandemisë.
Dhjetëra mijëra tonë peshk kane mbetur pa u shitur ne vend. Pas shpërthimit të epidemisë dhe rënies së ndjeshme të çmimit, tregu qendror i peshkut në vend u detyrua te mbyllej.
“E bleva këtë peshk që t`jua tregoja vetë. Po I bëj thirrje njerëzve të këtij vendi që të konsumojnë peshqit, sepse nuk kanë asnjë rrezik”, u shpreh ai, dhe si për ta demonstruar më qartë kafshoi, peshkun e gjallë. Sri Lanka ka regjistruar gjithsej 17.800 raste me koronavirus dhe 61 vdekje.
Agjencia e ushqimit në Mbretërinë e Bashkuara e ka bërë të qartë se gjasat që koronavirusi të merret nga ushqimi, janë tmerrësisht të vogla.
Top Channel