Prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar tha se kanë qindra dëshmitarë dhe mijëra prova kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Prokuroria do t’i dorëzojë mbrojtjes 10 mijë materiale potencialisht shfajësuese”, ka thënë prokurorja.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se provat do t’i nxjerrin gradualisht, ndërsa avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, kanë kërkuar që ato të nxirren sa më shpejt.
Avokati i Thaçit: Unë do i kisha propozuar që të cakotjnë një punonjës që të bëjë dorëzimin e këtyre materialeve. Kjo është një përgjegjësi mjaft e madhe për prokurorinë.
Avokati i Veselit: Propozimi i prokurisë është i kuptueshëm, por nuk na takon neve të gjykojmë se si prokuroria e bën punën. Ne na duhen ato materiale
David Young, avokati i Selimit: Na e dorëzoni sa më shpejt të jetë e mundur. Duam të dimë dhe mbi çfarë bazash ky material është cilësuar si shfajësues
Avokatja e Jakup Krasniqit: Prokuroria duhet të nxjerrë menjëherë cdo informacion. Mendojmë që prokuroria nuk duhet të lirohet nga ky detyrim.
Avokatja e Speciales: Ne pranojmë nxjerrjen e materialet.
Top Channel