Pacientet me covid qe trajtohen ne shtëpi kane paguar shtrenjte deri me tani medikamente qe kane marre.

Kjo shpesh se mjeket kane abuzuar kundrejt përfitimeve qe kane kur leshojne receta duke i orientuar  pacientet te blejnë antibiotiket me shtrenjte edhe kur nuk ka qene e nevojshme. Ne fazën e lehte pacienti ka temperature 37.5 qe shkon edhe ne 38 e gjysme por qe nuk zgjat. Mjeket tanimë kane një udhëzues për trajtimin e tyre.

‘Ne ketë stad e japim antipiritike , paracetamol ,aspirine dhe vitamine”.

Ne jo pak raste mjeket nisin antibiotiket edhe ne stadin e  lehte kur fillon kolla. Ne stadin e moderuar   pacienti ka temperature te larte qe zgjat disa dite. Veshtiresi ne frymëmarrje  dhe kolle te theksuar.

“ Ne ketë stad përdorim azitromicinen”.

Tanime, ne janar  do te rimbursohen medikamente nga te dy skema trajtimi, por ende nuk është përcaktuar se ne ç’vlerë do te rimbursohen. Por cilët medikament ne fakt rendojnë xhepin e qytetareve dhe qe duhen rimbursuar?

“ Antibitoitke, antikoagulante dhe kortizoniket”.

Burime te Top Channel thonë se po diskutohet rimbursimi  ne një vlere prej 100 dollarësh ,por kjo do te vendoset  ne mbledhjen e këshillit te ministrave qe zhvillohet te mekuren.

Top Channel